Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditur fshatrat Tregan dhe Bathë në Qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës.
Breshëri me intensitet të lartë dhe madhësi të krahasueshme me kokrrat e lajthisë ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kulturat e mbjella të pranverës si edhe pemët frutore që ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm.
Në shumë prej parcelave me pemtari dhe vreshtari, gjethet dhe frutat janë dëmtuar ose janë shkulur tërësisht nga degët, ndërsa disa rrënjë janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Breshëri ka dëmtuar gjithashtu infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe rrjetet mbrojtëse të serrave
Të tjerë fermerë shprehen se dëmet financiare janë të pallogaritshme për momentin.
Stuhitë me breshër janë gjithnjë e më të shpeshta në këtë periudhë të vitit, por sipas banorëve dhe specialistëve të bujqësisë, kjo ishte një nga më të fuqishmet e viteve të fundit. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, raste të tilla ekstreme pritet të shtohen./abcnews.al
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...