Destan Dangëllia, 74-vjeç nga Devolli me gjasë është studenti më i vjetër që i është bashkuar protestës së studentëve prej 9-të ditësh në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.
Dangëllia i filloi studimet në vitin 2005 për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor të Kamzës, por ende nuk i ka përfunduar ato.
Ai tregon se nuk ka pasur mundësi t’i përfundojë në kohë studimet, pasi i ka mbetur vetëm një provim për të marrë.
74-vjeçari është shprehur edhe pse nuk është moshatar me studentët e tjerë, protestës i është bashkuar për të njëjtën kauzë.
Sipas tij, 9 ditë qëndresë për një arsim më cilësor, deri sa të përmbushen 8 kërkesat e propozuara nga studentët për zgjidhje është një shenjë kulture dhe emancipimi për studentët shqiptarë.
Në lidhje me kushtet ekonomike, tregoi se pavarësisht se s’ka pasur mundësi të paguajë tarifën e shkollimit çdo vit, e filloi shkollimin e tij univeristar me një mision për t’iu përcjellë të rinjve mesazhin se arsimi është gjëja më e çmuar në jetë.
Ai tha se kur u njoftua në lidhje me protestën studentore, vendosi për t’iu bashkuar asaj që në ditën e parë të saj.
Dangëllia u shpreh para të rinjve ditën e sotme në podiumin e improvizuar para Parlamentit se arriti të realizojë një nga ëndërrat e rinisë, dëshirën për shkollim.
Ai tregoi edhe arsyet se pse nuk e ndoqi në kohë shkollën, duke treguar se është kushëri i Sami Dangëllisë, një njeri që gjithë jetën e tij e klaoi në internim.
“Personalisht disa vite nga jeta ime i kam kaluar në burgjet e atij sistemi. Përshembull, ditëlindjen e 34-tër e kam kaluar në burgjet e komunizmit. Dua t’u them të gjithë këtyre të rinjve që t’mos lejojnë një rikthim të dytë të atij lloj regjimi”,- u shpreh ai.
Mund të konsiderohet një student i veçantë, kjo jo vetëm për vitet që mban mbi supe, por edhe për rezistencën dhe solidaritetin me shokët e tij universitar, gjithashtu edhe për frymëzimin dhe idenë se njeriu nuk mund të ndalet në ndjekjen e ëndërrave të tij./Opinion.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...