Të hënën (17 dhjetor 2018) studentët e nisën protestën më të shumtë në numër, auditoret i bojkotuan, ndërsa bllokuan disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Me thirrjet për anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe përmirësimin e kushteve në Universitete, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Në ditën e 13 të protestës, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.
” Arsimi i lartë është në gjendje të keqe”.
“Ulja e tarifave është kërkesa kryesore e studentëve”.
” Gati 5 milion lekë unë harxhoj vit për vit që të arsimohem dhe është goxha”.
Kryeministri i ftoi sërish për dialog, ndërkohë që tubimi poshtë zyrës së tij vazhdonte.
Edi Rama: “Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”.
Por ata dialogun e refuzojnë.
“Jemi të vendosur të fitojmë pa dialog”.
Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.
“Mund të vazhdojmë deri në grevë urie”.
Protesta e të hënës (17 dhjetor) pati edhe tensione mes studentëve protestues.
Kauza për një arsim të lartë cilësor nxori krahas studentëve edhe pedagogët.
Mark Marku: Mendoj se kërkesat e tyre janë të realizueshme, të drejta dhe duhen plotësuar.
Romeno Hanxhari: Kauza e studentëve ka fituar tashmë. Këto kërkesa kuptohet që do të zbatohen.
Mbështetjen e gjetën dhe nga qytetarët. Shumë prej tyre prindër, thanë se e kanë të vështirë të përballojnë kostot e arsimit të lartë.
“Deri në kacidhen e fundit jemi shtrënguar”.
Nuk munguan as artistët, të cilët tek kjo protestë gjejnë shpresën se në Shqipëri gjërat do të ndryshojnë.
Rovena Dilo: Është protesta më e logjikshme, më e vërtetë dhe protesta që i duhet Shqipërisë.
Besa Kokëdhima: Kërkesat e tyre janë minimale dhe reagimi i tyre tregon se ndërgjegjja e kombit tonë është gjallë.
Në përfundim të tubimit para Kryeministrisë ata u zhvendosën tek Zogu i Zi, ku bllokuan rrugën për dy orë.
Studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën ndërsa mohojnë se kjo protestë synon krijimin e një partie studentore.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...