Studentët vijojnë të jenë të palëkundur për kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër kryeministri i fton për dialog.
Një gjë të tillë e ka kërkuar disa herë gjatë ditës në daljet publike apo rrjetet sociale, mirëpo këtë herë ai ka zgjdhedhur ta bëjë këtë përmes një postimi në story-n e Instagramit. Përmes një foto ku gjithsecili mund të përgjigjet, ai shkruan: “Kur do flasim?”
Dy grupe studentësh qëndrojnë në të ftohtë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri sa kryeministri të vendosë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Ata thonë se do t’a kalojnë natën jashtë. Për të përballuar të ftohtin kanë ndezur zjarr.

Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar