Edhe pse viti i ri akademik u shty për në 18 tetor që kjo javë të shërbente për vaksinimin masiv të studentëve, pikat e vaksinimit që janë krijuar pranë fakulteteve janë bosh, kjo për shkak të interesimit të ulët të studentëve.
Por kusht për të ndjekur mësimin në auditor është që të jesh I vaksinuar.. cfarë do të ndodh të hënën a rrezikojnë auditorët të mbeten sërish bosh?
“Të them të drejtën nuk ka shumë interesim. Vijnë dhe pyesin por hezitojnë. Sot vetëm 3 studentë u vaksinuan. Dje 5 studentë me vaksinën astrazeneca dhe coronavac që zgjidhen nëpër fakultete. Janë të corientuar studentët edhe me informacionet e gabuara që marrin nga njëri tjetri apo në rrjete sociale”.
“Po vaksinohem sot sepse kalova covidin dhe tani më rekomanduan që është koha për të mbrojtur veten, fëmijët, prindërit e studentët”.
Studentët e pavaksinuar vijojnë të kenë të njëjtën bindje e dyshim për vaksinën edhe pse rrezikojnë vitin akademik. Ndërsa theksojnë se kënaqësia për të parë ndeshje në stadium, për të kërcyer në pube nuk pengohet në bazë të kartës sw vaksinës, kurse dijes i vendosin barriera.
“Nuk besoj se do ta kryej. Kemi kërkuar si grup që ta zhvillojmë mësimin online të shikojmë nëse do na miratohet… “./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...