Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtë javë në Shqipëri, ku kanë bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve.
Lajmin e ka bërë me dije ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka ndarë detajet dhe pamjet nga stërvitja e përbashkët.
“Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s.”-shkruan Ambasada.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...