Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka hedhur poshte zerat se kushtetuta ia mundeson presidentit te mod dekretoje Fatmir Xhafen si minister. Ajo i cilësoi si marrëzi akuzat se Xhafaj ka qenë hetues që ka persekutuar dhe torturuar njerëz në kohën e diktaturës.
Gjatë një interviste për Ora News zëdhënësja e PS u shpreh se “kemi një mazhorancë shumë të qartë, kemi numrat, Kushtetutën e Shqipërisë e cila tregon qartë se si mandatohen ministrat. Do të ishte shumë e këshillueshme që Presidenti i Republikës, me gjithë respektin, të mos e ndjekë zotin Basha në këtë marrëzi por të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lejojë formimin normal, dekretimin normal të qeverisë së re”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...