Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e sheh të frikësuar Presidentin Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave dhe gjuhës së përdorur nga ai.
E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan dhe e pyeturse kush do të fitojë politikisht, Edi Rama apo Ilir Meta, Spiropali u shpreh e bindur për fitoren e kreut të Partisë Socialiste.
Duke folur për Ilir Metën, Elisa Spiropali tha se Presidenti e ka humbur funksionalitetin e detyrës së tij.
“Një President Republike që flet me atë gjuhë, frika është tregues shumë i madh. Ilir Meta ka frikë nga mundja. Ai nuk është Presidenti i Republikës, ai është njeri që ka hyrë me kokë në një garë politike që sheh trashëgiminë e tij politke t’i shkërmoqet, partinë e tij t’i degradohet. Frikërat burojnë nga brenda dhe kanë lidhje me atë që njerëzit dinë për veten e tyre”, tha ministrja Elisa Spiropali.
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...