Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare, ka zhvilluar edhe një diskutim me grupin e miqësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe anëtarët e delegacionit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Unionin Ndërparlamentar.
Kryeparlamentarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se “kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar si një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve ishte në fokus të diskutimit”.
Me ftesë të kryetarit të Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi dje vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeparlamentarja u shoqërua nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.
Spiropali u takua me kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kryeparlamentarja u takua edhe me kryetarin e Dhomës së Lordëve, Lord McFall of Alcluith./atsh
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës