Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Open” tha se Këshilli Politik e ka mbaruar misionin e tij.
Ajo theksoi se nuk beson në mbledhjet që po mbahen dhe as në tryeza të tilla sepse u ka ikur koha.
“Kemi paraqitur në Këshill nevojën për të marrë draftet e tyre inekzistente për ndryshimet kushtetuese. Po ndodh mohim i realitetit duke filluar bisedën nga fillimi. Janë përpara faktit që të paraqesin draftin. Mendoj se këshilli ka përfunduar misionin, nuk besoj fare në këshillin politik, as në tryeza të tilla. I kemi bërë për 30 vite. Këtyre tryezave sado dashamirës të jenë, u ka ikur koha. Ne mbërritëm një marrëveshje dhe i qëndruam asaj, duke i kaluar ndryshimet në kodin zgjedhor”, tha Spiropali.
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt
Fundi i Orban pas 16 vjetësh pushtet, deputetja e VV kërkon ...
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...