Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi sot se, Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes evropiane.
Në fjalën e saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore që mbahet në Pallatin e Kongreseve, Spiropali solli në vëmendje se 20 vjet më parë në Sarajevë, disa nga vendet që aspironin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria, Kroacia, Bosnja – Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi vendosën themelimin e Konferencës Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore”.
Kjo theksoi kryeparlamentarja, “ishte një përpjekje e përbashkët për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të arritur sa më shpejt qëllimin tonë të përbashkët anëtarësimin në familjen evropiane”.
Spiropali shtoi se 20 vjet më pas disa prej vendeve tona, bashkë me shtetet e tjera partnere, Kosovën, Turqinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën janë përsëri bashkë për të diskutuar mbi përballimin e sfidave të përbashkëta drejt anëtarësimit në BE.
“Integrimi evropian nuk është vetëm një projekt i vendeve tona, por është vetëm një projekt më vete i vendeve tona, por është edhe një projekt i përbashkët rajonal e më gjerë”, theksoi Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se, “ai që jemi mësuar ta quajmë procesi i zgjerimit të BE, në fakt nuk është thjesht zgjerim, është një përfshirje e vënëve evropiane aktualisht jashtë familjes, brenda saj, është një proces i natyrshëm”.
“Me pranimin e vendeve tona në BE do të ndodhë procesi i drejtë dhe krejt i natyrshëm i afrimit të kufijve, në fillim i atyre kulturorë dhe pastaj i atyre politikë, ekonomikë, në kufijtë gjeografikë të Evropës”, tha Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja popullore për anëtarësimin në BE në Shqipëri është më e madhe se në çdo vend tjetër kandidat.
“Shqipëria nuk ka asnjë plan B, por vetëm një plan A për të ardhmen e saj që është BE”, tha Spiropali.
“Shqipëria ka shpallur aktualisht anëtarësimin në BE brenda vitit 2030, si një objektiv strategjik kombëtar”, tha Spiropali, teksa shtoi se, “ne synojmë përfundimin e procesit të negociatave brenda vitit 2027”.
“Është një plan ambicioz por dhe një qëllim plotësisht i arritshëm. Realizimi i këtij objektivi është prioriteti numër 1 i Kuvendit të Shqipërisë. Deri tani kemi çelur negociatat për 2 grup-kapituj. Sapo kemi marrë ftesën nga Presidenca polake për çeljen e negociatave për grupin e dytë dhe të tretë dhe po presim ftesën për grupin e katërt të kapitujve”, tha Spiropali.
“Shqipëria dhe ky është një konkluzion besoj i tërëpranuar, është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes evropiane. Unë besoj fort që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të BE-së”, tha Spiropali./atsh
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot