SPAK urdhëroi Byronë Kombëtare të Hetimit që t’i dorëzonte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, aktet hetimore në paraburgim.
Mësohet se pasditen e së martës, 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe janë dërguar me një furgon në IEVP Durrës, ku Veliaj ndodhet i arrestuar. Ky veprim është kryer në përputhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pranoi kërkesën e Veliajt.
Gjykata vendosi që një oficer i BKH të vendosë në dispozicion të Veliajt aktet e fashikujve hetimorë, brenda mjediseve të paraburgimit ku ai ndodhet.
Kujtojmë që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...