Është kthyer në një tragji-komedi beshtja e Reformës ne Drejtësi dhe çdo dite që kalon kjo behet me e qarte. Nuk ka asnjë dyshim se sekti i rilindjes ,si një sekt shume i rrezikshëm për fatet e vendit dhe fatet e kombit ka marre ne dore frenat e pushtetit dhe rendja drejt shpopullimit, varfërimit dhe kapitullimit te një shoqërie demokratike është me shpejtësi marramendëse.
Historiku i Reformës ne Drejtësi qe nisi me aq entuziazëm dhe propagande përfundoi ne reformën e Ardian Dvoranit. Për te bere te qarte edhe njëherë për lexuesin shkeljet e renda te tij do ti rreshtojmë me poshtë por ky njeri u zgjodh si individ dhe përfundoi ne një fenomen te rrezikshëm jo vetëm për reformën, por për vjedhjen 6 vjet te mandatit si anëtar i Gjykatës Larte, si një fenomen e shëmtuar i pseudo vetingut me 100 milion leke te pajustifikuara por qe Rilindjes i duhej me doemos pikërisht për te arritur ne Rama, reformën ku jemi sot.
Faktet janë te ditura dhe do te rreshtohen , shkeljet janë kriminale dhe demi qe ka bere ky njeri i pallogaritshëm. Por ka një padi te Presidentit te Republikës Ilir Meta drejtuar ne SPAK për virusin e tmerrshëm Ardian Dvorani qe mori Reforma ne Drejtësi .
SPAKu i famshëm qe po te fusësh një lakues te paanshëm ka marre ne mënyrë te qarte infeksionin e rilindjes deri tani ka heshtur. Ku ka humbur ky institucion? Karantina nuk është arsye , përkundrazi është një fshehje e shëmtuar e mosveprimit te një organi qe na e servilen me tamburet e Tabir Sarajit te Durrelit por qe sot mesa duket qenka ne intubim.
Kur shkelet ligji , duhet mbajtur përgjegjësi dhe SPAK-u i famshëm qe ka për detyre sidomos çështje madhore po jep një shembull te shëmtuar se ku katandiset shteti Nga reforma te tilla artificiale te njëanshme .
Asnjë shtet, as Maqedonia e as Kosova nuk pranuan pseudo veting dhe pseudo reforme ndërsa Shqipëria dhe shqiptaret u kthyen ne kavje te eksperimentit me radikal te Sorosit nëpërmjet sektit te Rilindjes.
Një fjale e vjetër thotë e vërteta zhytet por nuk mbytet. Faktet janë aty, SPAK-u te dali nga intubimi, te luaje rolin për te cilin është krijuar dhe te mos fshihet pas potureve te Rilindjes. Pjese nga Letra e Presidentit Meta, dërguar KLGJ dhe Gjykatës se Larte:
“Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;
-kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;
-kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;
-kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe
-kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;
Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”, thuhet në një pjesë të letrës së Presidentit Ilir Meta./ 55News.al
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...