Incidenti i ndodhur të hënën në Kuvend, është regjistruar si çështje në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, pas kallëzimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për deputetin Bledjon Nallbati.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sinaj.
Duke përmendur goditjen e Sinajt, në kallëzimin që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, pretendohet se Nallbati ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Pas PS-së, një kallëzim penal u dorëzua edhe nga opozita, që pretendon se deputeti demokrat u godit nga deputeti socialist. Sipas demokratëve, është Sinaj, ai që ka kryer veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Incidenti ndodhi të hënën, pasi deputetët e opozitës penguan vijimin e rendit të ditës në Kuvend dhe krijuan tensione./TCh/
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm