Banorë të zonave të përmbytura të Durrësit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, ndërsa i gjithë Durrësi vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve.
Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku me pankarta në duar kanë shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe menaxhimin e saj nga institucionet vendore.
Protestuesit kërkojnë mbështetje konkrete për familjet e prekura, si dhe transparencë mbi masat e marra për përballimin e emergjencës. Ata janë shprehur kundër abuzimeve me fondet publike, investimet e pamenduara dhe mungesën e ndërhyrjeve parandaluese, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në përmbytjet e përsëritura në qytet.
Ashtu si edhe mbrëmjen e kaluar, protestës i janë bashkuar dhe qytetarë nga lagjet e vjetra të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID. Një pjesë e protestuesve kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryetares së bashkisë.
Edhe një ditë më parë, qytetarët marshuan drejt Bashkisë së Durrësit, duke denoncuar përmbytjet e shpeshta, mospastrimin e kanaleve kulluese dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse. Banorët bëjnë thirrje për llogaridhënie, zgjidhje afatgjata për përmbytjet dhe rritje të sigurisë për qytetin./tch
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...