Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij vikendi moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.
Sipas IHMK-së, të shtunën fillimisht do të ketë reshje shiu, të cilat gradualisht, për shkak të rënies së temperaturave, do të shndërrohen në borë, sidomos në zonat malore. Të dielën, temperaturat ekstreme do të mbeten nën zero gradë Celsius.
Autoritetet paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, pasi ngricat mund të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -6 deri në -1°C, ndërsa maksimale nga 0 deri në 5°C. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi deri në 12 m/s.
IHMK bën apel që komunat dhe institucionet përgjegjëse të jenë të vëmendshme, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe pranë lumenjve, ku reshjet mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullimin e ujërave dhe komunikacion.
Instituti parashikon që java e ardhshme do të sjellë mot edhe më të ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit.
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...