Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një statusi publik, duke theksuar besimin e tij në drejtësi dhe duke kritikuar ashpër, siç i quan ai, përpjekjet spekuluese dhe abuzive që synojnë të pengojnë zhvillimin.
“Në errësirë ulëret fort, por sapo përballet me dritën shpërbëhet. Tigri prej letre mund të trembë përkohësisht, por përballë ligjit dhe së vërtetës digjet pa lënë as hi”, shkruan Pacolli, shkruan Arbresh.info.
Ai thekson se beson fuqishëm se përfitimi i vetëm i qëndrueshëm vjen nga puna dhe ndershmëria, ndërsa drejtësia, edhe kur vonon, sipas tij, “nuk troket, por godet si rrufe”.
Pacolli nënvizon se ai dhe vëllezërit e tij kanë vendosur që çështjen ta lënë në duart e drejtësisë. “Ne besojmë në DREJTËSI, jo në hijet që sillen rreth saj”, thekson ai, duke shtuar se frikësimet, kërcënimet, pazaret nën tavolinë dhe falsifikimet janë të përkohshme dhe nuk mund ta mbajnë të vërtetën peng.
Në statusin e tij, ish-presidenti përmend edhe projektin e Aeroportit të Vlorës, duke deklaruar se ai po realizohet pavarësisht, siç thotë, “përpjekjeve të ulëta të spekullantëve, mashtruesve dhe atyre që shesin dinjitetin për pak para”.
“E keqja mund të zhurmojë, por nuk ndalon dot të vërtetën, ligjin dhe zhvillimin”, përfundon Pacolli./Arbresh.info/
Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Barcelona e mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinal...
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...