Një fletëthirrje nga SPAK i është dërguar këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se Berisha do të pyetet lidhur me 21 janarin.
Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00 ku do të pyetet lidhur me rastin e 21 janarit. Mësohet se fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD-së dhe në banesën e Berishës.
“Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Rame dhe Shigere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues ne Rruga “Mustafa Matohiti” Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1, Njësia Bashkiake nr. 2 Tirane, me numër personal E4070103IR, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit qe tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit qe kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011.
Urdhër thirrja është dërguar ne adresën e banimit të shtetasit Sali Berisha, me shkresën nr.38725.prot, date 03.11.2025 te Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Praktika e thirrjes së shtetasit Sali Berisha, është dërguar nga Posta Shqiptare n° adresën e sipër cituar, me zarfin me bar kod “RR79743625AA”, date 03.11.2025”, thuhet në njoftim.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...