Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur të enjten në darkë se kryeministri Edi Rama duhet të përjashtohet nga Kuvendi i Shqipërisë me arsyen se ka fyer rëndë shqiptarët.
Spaho deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, nëse një deklaratë e tillë do të bëhej në një vend europian, një kryeministër i tillë do të dënohej shumë rëndë.
Ai tha Edi Rama nuk ka për të folur më në seancat plenare nëse nuk përjashtohet dhe nëse nuk lirohen qytetarët e Kukësit nga burgu.
Sipas tij, kryeministri Rama pranoi gabimin e qeverisë dhe për këtë ndjesë, ai duhet t’i lirojë ata.
“Edi Rama nuk ka për të folur më në këtë kuvend, nëse nuk përjashtohet nga Kuvendi dhe nëse nuk liron qytetarët e Kukësit nga burgu, pasi pranoi se gabova. Pse duhet të rrinë në burg ata, kur kryeministri tha se gabova. Qytetarët atje janë për bukën e gojës, ne flasim lehtë këtu”- deklaroi Spaho.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë