Gjykata e Posaçme e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo.
SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Seanca e djeshme u shty pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën dhe pretendimet e SPAK që argumenton se Berisha nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.
Për këtë arsye, vendimi nëse do të ketë zëvendësim mase pritet të merret sot në orën 11:00.
SPAK kërkon arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore dhe ndalimin e çdo lloj komunikimi të tij me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të në të njëjtën banesë.
Ndërkohë, po ditën e sotme pritet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e Partisë Demokratike dhe është paralajmëruar protestë nga opozita përpara kësaj gjykate./tvklan.al/
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...