Sot procesit të vettingut do t’i nënshtrohet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e seancave dëgjimore ku sot në orën 10:00 do të dalë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Sipas ligjit kreu i Kushtetueses do të vlerësohet për tre kriteret atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.
Gjykata Kushtetuese është me trupë të reduktuar, pasi ka mbetur me vetëm tre anëtarë.
Më herët ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa e vetmja që e kaloi Vetingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha./Oranews
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...