Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar çështje të rendit të ditës dhe për të votuar projektligjet e parashikuara.
Në pikat e rendit është parashikuar që në nisje një interpelancë e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi e kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.
Por opozita ka paralajmëruar një ditë më parë se edhe seancën e sotme plenare nuk do ta lejojë që të zhvillohet.
Njësoj siç veproi seancën e të hënës, ashtu dhe nëpër komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, deputetët e opozitës do të tentojnë bllokimin e seancës plenare.
Opozita thotë se këtë sjellje e ka të imponuar nga mazhoranca që nuk respekton të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se “për sa kohë nuk lejohet funksionimi i opozitës, nuk do të ketë veprimtari normale të jetës parlamentare”./tvklan.al
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...