Vullnetin që qytetarët shprehën në 25 prill, politika do ta materializojë ditën e sotme kur nis punën legjislatura e 10 e Kuvendit të Shqipërisë. Katër vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për rrugëtimin evropian të vendit, ku pritshmëritë e larta të qytetarëve duhet të konkretizohen nga deputetët që zgjodhën pesë muaj më parë.
Për herë të parë Kuvendi nuk do të nisë me 140 deputet, por me katër mungesa. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga PS si edhe Mark Marku nga PD kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet pa u betuar ende. Për t’i zëvendësuar duhet që Kuvendi i ri, pas konstituimit, të konstatojë procedurialisht mungesat në mënyrë që t’i kërkojë KQZ-së zëvendësimin e tyre.
Numërimi i votave të 25 prillit prodhoi në sallën e Kuvendit 2 grupe parlamentare. Socialistët për herë të dytë do të mund të jenë shumicë me 74 vota në parlament kësisoj edhe si grupi më i madh parlamentar.
Situata në kampin opozitar duket më e ndërlikuar. Koalicioni opozitar mori besimin për 59 ulëse në parlament duke formuar edhe grupin e dytë parlamentar.
Brenda ulëseve demokrate janë edhe aleatët e partive të vogla. Konkretisht Shpëtim Idrizi, Mesia Doda dhe Nustret Avdulla janë 3 deputetët e PDIU-së, të ndjekur nga kryetarët e partive të tjera aleate si Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehu e Vangjel Dule.
Nëse të gjithë bëhen bashkë, arrijnë numrin 7 të që përbën kuotën minimale për formimin e një grupi parlamentar. Por ndasitë ndërmjet Idrizit e Dules duket se ka detyruar aleatët e tjerë t’i kërkojnë deputetë hua Bashës, gjë që ka ndodhur edhe në 2017 kur Fatmir Mediu krijoi grupin e tij parlamentar me deputetë të marrë borxh nga lista e PD-së.
Në parlament arritën të futen edhe dy subjekte të tjera garuese në zgjedhje. LSI-ja e cila garoi për herë të parë nën drejtimin e Kryemadhit mori vetëm 4 mandate duke u tkurrur me 15 të tillë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, numër ky i pamjaftueshëm për të formuar një grup të sajin. Partia tjetër është PSD-ja e Tom Doshit me tre deputetë.
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë