Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot njē takim me presidentin Ilir Meta, ku do të konsultohen për datën e zgjedhjeve në Presidencë.
Bashkë me Ramën do të jetë edhe Taulant Balla i cili do ta shoqërojë. Siç u konfirmua edhe dje, takimi do të jetë në orën 11:00 në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.
Ishte pikërisht Meta që ftoi disa ditë më parë Ramën dhe Bashën për t’u datën e zgjedhjeve, pasi në fund do të jetë Presidenti ai që do e dekretojë. Ndërkohë lideri demokrat Lulzim Basha do të jetë 1 orë pas Ramës në Presidencë, më 12:00, teksa Presidenti pret edhe Luan Rama nga LSI si dhe nga opozita parlamentare, Rudina Hajdarin.
Data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prill- 15 majit, ndërsa priten propozimet e liderëve politike nesër./bw
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita