Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar reshje me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme (e hënë) dhe nesër (e martë), kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe vërshime të shpejta të lumenjve.
Sipas njoftimit zyrtar, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në këto zona mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.
IGJEO njofton se, si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe atyre që pritet të vazhdojnë deri të enjten, më 8 janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të ujit në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si dhe në Liqenin e Shkodrës. Veçanërisht Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës paraqesin rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Parashikimi i motit
Reshjet:
Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër
Reshje mesatare deri lokalisht intensive në Lezhë, Berat dhe Korçë
Reshje të dobëta deri mesatare në qarqet e tjera
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata
Temperaturat (e martë, 6 janar):
Bregdeti: 13 – 17°C
Vendet e ulëta: 12 – 17°C
Vendet malore: 5 – 11°C
Era:
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në bregdet dhe në veri.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në zonat pranë lumenjve dhe në zonat me rrezik për rrëshqitje dherash.
KQZ: Po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve q...
SBAShK me thirrje urgjente që të bëhen inspektime të menjëhe...
Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona
I riu në Ferizaj nuk ndalet para policisë dhe shkakton aksid...
Turbullira në kanal/ KRU “Prishtina” njofton për reduktime
Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje