Kryeministri Edi Rama u kryqëzua për të disatën herë për veshjen e tij jo zyrtare në takime shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Kësaj here ai na habiti jo vetem ne shqiptarët por dhe të huajt të cilët i kushtuan artikuj të ndryshëm në mediat e tyre.
Disa e kanë konsideruar mungesë serioziteti ndërsa disa të tjerë si mënyrën perfekte për të marrë vëmëndjen e duhur.
Gjatë komenteve në Facebook, kryeministri shkruan se veshja është zgjedhje personale duke shtuar që të gjithë kanë shijet e tyre kur vjen puna tek veshja.
“Veshja është zgjedhje personale, dhe nuk jetojmë në komunizëm t’i tregojmë dikujt si duhet të vishet”- shkruan Rama në Facebook.
Por kryeministri Rama padyshim që nuk është i pari kur vjen puna tek veshja me atlete në takime zyrtare. Në galerinë më sipër mund të shikoni disa lidera botërorë të cilët kanë zgjedhur të vishën po aq sportiv sa dhe kryeministri Rama.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...