Në një prononcim për media, sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh se tërmeti i mbrëmjes së sotme është ndjerë 5 ballë në Lezhë dhe 4 ballë në Laç e Shkodër.
Ai theksoi se ky është një tërmet normal për vendin tonë dhe nuk ka pasur aktivizim zonash me lëkundje, duke shtuar se kështu nuk ka nevojë për panik.
Ormeni: Tërmeti është ndjerë 5 ballë në Lezhë dhe 4 ballë në Laç e Shkodër. Është një tërmet i vogël dhe normal që bie në vendin tonë sikurse është zona e Adriatikut. Ky është një tërmet normal dhe do të thotë se nuk ka nevojë për panik. Nuk ka pasur goditje të tjera të lokalizuara.
Nuk ka pasur pasgoditje të tjera dhe duke qenë se tërmete të tilla janë normale, që tregon për një aktivitetet normale të vendit tonë. Pra, nuk ka vend për shqetësim që është aktivizuar një zonë e caktuar. Këto tërmeti bien herë pas herë dhe nuk mund të themi se ka vend për panik. Sigurisht që tërmetet janë një dukuri i paparashikueshme, por ne gjykojmë nga madhësia e intensiteti.
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...