Situata e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq është përkeqësuar ndjeshëm.
Flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara.
Raportohet se dy banesa në fshatin Velahovë janë djegur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të evakuuar banorët në rrezik.
Në orët e para të mëngjesit, u parandalua përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri.
Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...