Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 18 vatra zjarri pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale.
Vatrat e zjarrit, sipas Ministrisë, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit midis fshatit Kakarriqit, njësia administrative Balldren, dhe fshatit Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë, zjarri në fshatin Zavaline, bashkia Elbasan.
“Në njësinë administrative Gostimë, bashkia Elbasan po punohet për shuarjen e një tjetër vatre. Ekipet e emergjencave vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë si dhe në parkun kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë”, thuhet në njoftim.
Për shuarjeve e vatrave të zjarrit janë angazhuar 599 forca operacionale dhe 452 mjete./rtsh/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...