Numri i të punësuarve në vend llogaritet mbi 1.2 milion, ndërsa rënia e papunësisë ra në 11.5%.
Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e së hënës një grafik, përmes së cilit bëhet një paraqitje e statistikave të punësimit në vend.
Të dhënat e publikuara nga Kryeministri i referohen raporteve të Bankës Botërore.
Referuar grafikut sot në Shqipëri janë të punësuar mbi 1.2 milionë persona, kur në vitin 2013 numri i të punësuarve llogaritej rreth 995 mijë.
Numri i vendeve të reja të punës në bazë të të dhënave të Bankës Botërore rezulton të jetë 274453 më i lartë në 2019, krahasuar me 2013.
Papunësia sipas të dhënave të publikuara, ka rënë nga 17% në vitin 2013 në 11.5% në vitin 2019.
“Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Bankës Botërore, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama/ATSH.
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...