Policia ka shtuar masat e kontrollit në Rinas me shtim sportelesh për të përballuar fluksin veror e turistik, si dhe shtimin e sigurisë.
Gjatë javës së fundit janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë 15 shtetas. Dy prej tyre kanë qënë të shpallur në kërkim N. D, 23 vjeç nga Shkodra për vjedhje të pasurisë dhe E. L., nga Tirana për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për falsifikimi të pasaportave ose vizave, konkretisht shtetasit: G.S., K.B., J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K.
Këta shtetas janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit: M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 euro, I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 euro, A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 euro dhe R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 euro.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shkruan Top Channel.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?