Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.
Efektivët e Batalionit të Vaut të Dejës u angazhuan gjatë gjithë natës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri i rënë u dogjën disa pyje e kullota, ndërsa nuk pati asnjë të lënduar.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, mjetet zjarrfikëse nuk mund të afroheshin në zonën që ishte përfshirë nga flakët. Efektivët e FA u detyruan që të ecnin 6-7 km në këmbë gjatë natës për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për kalimin e mjeteve./Klan

Arsenal në finale të Champions League, eliminon Atletico Mad...
Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detajet e fundit
Digjet kati i dytë i një shtëpi në Kodër të Trimave, Policia...
Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e munge...
Ministri i Jashtëm gjerman: Irani duhet të heqë dorë nga pro...
Kush ishte Servet Pëllumbi, ‘profesori’ i së majtës shqiptar...