Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina, i dënuar me arrest me burg për armëmbajtje pa leje, u paraqit paraditen e së mërkurës në Gjykatën e Apelit të Tiranës për seancën e radhës, që në fakt u shty për të premten në orën 09:30.
Shtyrja e seancës erdhi për shkak se avokati i Morinës, Ardian Visha, nuk është paraqitur.
“Ballisti” u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas raportimit nga një qytetar në sallën operative se në automjetin ku ai udhëtonte gjendeshin armë.
Gjykata e Tiranës shpalli arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.
/ Top Channel
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan