Prokuroria italiane ka nisur hetimet ndaj një mjeku të urgjencës së spitalit Belcolle në Itali, në lidhje me vdekjen e mistershme të 16 vjeçares shqiptare Aurora Grazini. Mjeku po hetohet nën akuzën e vrasjes, ashtu siç bëjnë me dije mediat italiane.

Adoleshentja shqiptare humbi jetën të shtunën, fill pasi kishte dalë nga spitali i Belcolles në Viterbo. E reja ishte vizituar pasi kishte paraqitur shenja të gjendjes së ankthit dhe panikut.

Në vizitën e saj mjeku i kishte këshilluar vajzës që të këshillohej me një psikolog, por një ditë më vonë, 16 vjeçarja u gjet e vdekur në banesë nga prindërit e saj.

Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë mbi trupin e adoleshentes dhe deri më tani është hedhur poshtë teza e një vetëvrasje, pasi jo pak kohë më parë, Aurora ishte ndarë nga i dashuri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...