Krimi i pasionit që shënoi dy viktima ditën e premte ka tronditur opinionin publik.
Vrasja e 19-vjeçares Xhuljeta Çuni nga ish i dashuri 31-vjeçar është rasti fundit ku dashuria e pamundur finalizohet me plumba.
Për këtë fenomen, psikologët shprehen se është një problematikë e shoqërisë shqiptare, e cila që në gjenezë është mësuar të zgjidhë situatat përmes dhunës.
Mungesa e vëmendjes ndaj probleme mendore është një tjetër problem, që sipas psikologëve, çon në ngjarje të rënda.
Kujtojmë se drama të tilla nuk janë të panjohura për shoqërinë tonë. Po të premten, burri qëlloi mbi gruan e tij për motive xhelozie, e po ashtu më herët për një dashuri të pamundur mbeti e vrarë para disa muajsh, edhe e reja Ariela Murati, e cila u qëllua nga ish i dashuri./klan plus
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...