Drogë që do të sillte fitime deri në 2 milionë e gjysmë euro, i është sekuestruar një shqiptari në Peruxhia. Guardia di Finanza e arrestoi shqiptarin pas përfshirjes në një operacion të madh trafikimi droge midis Spello-s, Foligno-s dhe pjesës tjetër të provincës.
Gjatë një kontrolli, policia inspektoi një makinë të drejtuar nga shqiptari duke gjetur dy vende të krijuara nën sediljet e pasme të automjetit, të arritshme vetëm përmes një sistemi të sofistikuar hapjeje mekanike, për t’i shpëtuar çdo kontrolli.
Brenda tyre, efektivët gjetën 10 pako kokaine me një peshë totale prej rreth 12 kilogramësh, si dhe 10 mijë euro cash.
Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 mln euro kokainë dhe mbi 50
Bazuar në materialin e sekuestruar gjatë operacionit, hetimi vazhdoi në dy shtëpitë që i atribuohen burrit në Spello dhe Foligno. Në fakt, 11 pako të tjera kokaine u gjetën brenda banesë, me një total prej rreth 13 kilogramësh.
Po ashtu u gjet një armë e vjedhur, 46 mijë euro cash dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave ishin “të koduara”.
Vlera totale e drogës së sekuestruar mund të kishte shkuar në mbi 2.5 milionë euro në treg. Shqiptari i arrestuar u transferua në burgun e Spoletos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./A2cnn
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin