Një ngjarje e rëndë me protaganist një familje shqiptare është regjistruar në Selanik të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare dhe ka plagosur djalin e tyre 29-vjeçar, i cili doli për ta mbrojtur nënën.
Ngjarja ka ndodhur në Angelochori mëngjesin e së dielës në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin.
Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe të birin që kishte tentuar t’i ndajë.
Autori është arrestuar nga efektivë e Repartit të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit./A2cnn
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan