Një shqiptar ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, që ta ndiqte nga Siena deri në Foligno.
30-vjeçari e ka mbyllur në një apartament dhe ka abuzuar seksualishtme të për 3 ditë.
Më pas ai e ka çuar në një qendër tregtare në Castel Romano. Duke parë praninë e shumë personave që në atë kohë ishin në parkingun e qendrës tregtare, gruaja ka hapur derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe është hedhur në rrugë.
Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe e arriti vajzën duke e goditur me shpulla dhe grushte, për ta detyruar të kthehej në makinë.
Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë në qendrën tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.
Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur.
Pas ndihmës, gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual.
Ndërkohë policia arrestoi shqiptarin, për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje./Gazeta Liberale
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji