Një histori dashurie, që shpreh sakrificën në emër të saj, i përket një shqiptari 38 vjeçar.
Ai quhet Emiljano Fejzo, 38-vjeç, i cili ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.
Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.
Ai i kishte premtuar se do t’a zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.
Por ai ka premtuar se nuk do të ndalet./lapsi/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...