Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi është kapur duke grabitur një hotel në Atika të Greqisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke shqiptari ishte i arratisur nga burgu pasi ishte dënuar më parë pikërisht për grabitje, ndërsa ‘vesin’ që kishte nuk e harroi.
Ai vijonte të grabiste në zona të ndryshme në Heraklion të Rip or jo vetëm. Fillimisht shqiptari kishte hyrë si një klient në një hotel në Atika por më pas me anë të një thikë dhe me një pistoletë që i kishte fshehur në trup, kërcënoi punonjësit duke u marrë parat në arkë. Por kjo grabitje shkoi ‘keq’ për shqiptarin pasi ai u kap nga policia.
Pas kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit, atij iu gjetën sekuestruan një pistoletë, 4 shishe gazi si dhe disa fishekë.
Ndërkohë Top Channel duke iu referuar mediave greke mëson se shqiptari ishte dënuar me 15 vite heqje lirie, por pasi kishte marrë një leje nga burgu në dhjetor të vitit që lamë pas ai nuk ishte rikthyer më.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...