Policët italianë kanë shpëtuar në çastin e fundit një të ri shqiptar që u hodh nga tarraca e një pallati në Romë. 26-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit pesëkatësh në rrugën Lorenzo il Magnifico, zona Porta Pia.
I riu, ndoshta për shkak të problemeve psiqike, nga të cilat vuan, hipi në tarracë, mbylli derën duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, dhe u ngjit në cepin e bordurës, duke qëndruan thuajse pezull në skaj të saj, shkruan Syri.net
Kalimtarët njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje, ashtu si dhe zjarrfikësit. Policët hipën në tarracë duke u kacavjerrur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me djalin, por ai kërcënoi se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër.
Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Për fatin e tij të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët dhe e ngritën me shumë mundim, pasi edhe i varur në ajër 26-vjeçari u përpoq t’u shpëtonte nga duart për ta rënë përtokë, bën të ditur SYRI.net.
Tashmë ai gjendet në poliklinikën Umberto I, ku i është nënshtruar trajtimit të detyruar shëndetësor.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...