Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e djeshme në Itali, ku është vënë në pranga edhe një shqiptar.
Sic bëhet me dije nga mediat italiane, operacioni u zhvillua nga Policia Operative në Frascati dhe ato të Roma Tor Vergata.
Policia italiane është vënë në ndjekje të një shqiptari 18-vjeçar, i cili është parë të futet në një shtëpi në Via di Cassibile, në Torre Jacova.
Në banesën e ti, policia italiane bën me dije se ka zbuluar 75 thasë të mëdha, plotësisht të mbështjellë me telefon me një sasi totale prej 1350 kg marijuanë, e gatshme për tu hedhur në tregun vendas.
Shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është vënë nën akuzë për trafikim droge, ndërsa është dërguar në burgun e Regina Coeli, ku pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. /GazetaExpress
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...