Një shqiptar raportohet se ka rënë në prangat e policisë austriake.
36-vjeçari u kap me një sasi prej 12 kilogramë kokainë në vlerë prej 1.2 milionë eurosh.
Mediat atje njoftojnë se arrestimi u bë të dielën, pas një kontrolli të kryer, ku në veturën e tij me targa gjermane u gjet kjo sasi e drogës.
Dhe, sipas drejtorit të policisë së Tirolit, Helmut Tomac, droga e kapur është më e madhja në këtë zonë, transmeton Klankosova.tv
Thuhet se burri shqiptar jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.
Dyshimet ndaj tij u shtuan pasi që ai ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.
Vetura e të dyshuarit u dërgua në Komisionariatin e Policisë, ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.
Deri më tani thuhet se 36 vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet austriake, të cilët kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...