Një 31-vjeçar shqiptar është arratisur nga komisariati i policisë greke në Korfuzit, ku ndodhej për t’u marrë në pyetje në lidhje për një hetim të policisë.
Sipas mediave greke, shqiptari është i dënuar me shumë vite burg për vjedhje me armë, kërcënim me armë, armëmbajtje pa leje etj.
Gjatë ditës së djeshme, 31-vjeçari ishte transferuar nga burgu në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje për një çështje kriminale që dyshohet se ishte i përfshirë.
Por, për motive të pa bëra publike nga mediat, është e paqartë se si 31-vjeçari mundi të largohej. Por ai u arrestua përsëri brenda pak orësh në zonën Lefkimmi.
Pas kësaj ngjarje, ka nisur hetim i brendshëm për të zbuluar shkaqet se si shqiptari mundi të arratisej. Ndërkohë, i burgosuri do të dërgohet në burgun e Nafplios ku vuan dënimin.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...