90 përqind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga shkaqe natyrore.
Në total në vitin 2017, kanë ndërruar jetë 22.232 shqiptarë.
Ky numër është më i lartë se lindjet.
Peshën më të madhe këtu e mbajnë sëmundjet kronike të zemrës dhe tumoret. Nga zemra vdesin më shumë femrat ndërsa nga tumoret janë meshkujt në vend të parë.
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, 90.1% e shqiptarëve vdesin për shkaqe natyrale, pra sëmundje të ndryshme, 0.9% kryejnë vetëvrasje dhe 2.1% vdesin në aksidente.
Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%.
Statistikat janë rritur ndjeshëm kur flitet për sëmundjet e kockave dhe kyceve, me rritje 42.3%, sëmundje të frymëmarrjes, të sistemit nervor apo sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes.
Në klasifikimin e sëmundjeve, rezultojnë në rënie të ndjeshme numri i vdekjeve nga sëmundje të lëkurës, ndërlikimet gjatë shtatzanisë dhe lindjes, sëmundje infektive apo për shkak të traumave e helmimeve. Grup-mosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës, me 84.8% është ajo mes 50-80 vjec por nga tumoret janë më të rrezikuar personat nga 40-49 vjec, me 38.6% të numrit të vdekjeve.
Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60%. Ndërkohë në Shkodër është shënuar numri më i lartë i vdekjeve për shkak të tumoreve. Në Lezhë, numri më i lartë i vdekjeve është shënuar për shkak të dëmtimeve traumatike dhe helmimeve.
Ndërsa Elbasani është në krye për numrin e vdekjeve nga simptoma e sëmundje të papërcaktuara mirë. /Tch
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës