Të dhënat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave flasin se qytetarët shqiptarë janë përfituesit më të mëdhenj nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2017 të lejeqëndrimeve në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2017 numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian është 51 mijë e 685 vetë. Numrin më të madh të lejeqëndrimeve për shqiptarët e kanë dy vendet fqinje, Italia me 19.100 dhe Greqia me 16.468 dhe më pas Gjermania 6100 dhe Franca 1180. Numri i lejeqëndrimeve të lëshuara në 2017 shënon një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016, ku ishin shënuar rreth 59.000 lejeqëndrime.
Të dhënat e EUROSTAT flasin se pjesa më e madhe e lejeqëndrimeve për shqiptarët, rreth 29 mijë, u dhanë për arsye familjare, rreth 2.000 për arsye shkollimi dhe 5.000 për arsye pune.
Ndërkohë, në vend të tretë nga vendet e rajonit për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian renditet Kosova. Gjatë vitit 2017-s nga vendet e Bashkimit Europian janë dhënë 26 mijë leje të reja qëndrimi për shtetasit nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilave për arsye familjare.
Viteve të fundit tendencat e emigrimit të qytetarëve shqiptarë vijojnë të mbeten të larta. Sipas EUROSTAT, më shumë se gjysëm milionë shqiptarë (gati 19,5% e popullsisë së vendit) janë pajisur me lejeqëndrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit. Numri më i madh i lejeqëndrimeve të lëshuara për shqiptaret u shënua në vitn 2008, me rreth 99 mijë lejeqëndrime dhe numri më i vogël në vitin 2013, me rreth 31 mijë./Zëri i Amerikës
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...