Në muajin korrik Shqipërinë e vizitoi Ivanka Trump. Lajmin e zbuloi Auron Tare që publikoi edhe disa foto në emisionin “Opinion”.
Ai tha se vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre.
Ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin. Sipas Tares, atyre Shqipëria u është dukur interesante.
Sipas të njëjtave burime bashkë me çiftin Trump ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.
“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.Nuk i njohu asnjeri. Fare. Kudo që shkuan nuk i njohu njeri dhe kjo është gjë e mirë. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit për kishën atje. Një pjesë e malit digjej atje në atë kohë. Ishte koha e zjarreve. Shkuam edhe në Butrint” – tha Tare.

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...