Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave nga Eurostat, norma mesatare e vrasjeve për 100 mijë banorë është 0.6 në 2016-n, ndërsa në Shqipëri kjo normë sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT kishte 3.5 vrasje për 100 mijë banorë.
Shqipëria renditet pas vendeve si Letonia me një normë prej 4.6 vrasje për 100 mijë banorë dhe Lituania me 3.6 vrasje për 100 mijë banorë. Ndërsa norma më e ulët është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me 0.1 vrasje për 100 mijë banorë.
Eurostat përllogarit që norma e vrasjeve ka ardhur në rënie prej vitit 2002. Në 2016 numri total i vrasjeve në të gjithë Bashkimin Europian ishte 3300, ku pjesa më e madhe e viktimave (65% ) ishin meshkuj.
Edhe në Shqipëri, vitet e fundit norma e vrasjeve ka qenë në ulje. Norma e vrasjeve për vitin 2017 dhe 2018 qëndron në nivelin 2.3 vrasjeve për 100 mijë banorë.
Ndërkohë sipas një raporti të UNODC, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë. E dhëna është publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), në një raport të fundit të saj “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”.
Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Ky është niveli më i lartë në Europë.
Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Islanda, me 0.6 vrasje për 100 mijë gra, e ndjekur nga Kroacia (0.5), Lituania (0.5), Finlanda (0.4) dhe Zvicra (0.4).
Nëse shumica dërrmuese e viktimave të vrasjeve janë burra, të vrarë nga të panjohur, gratë kanë më shumë gjasa të vdesin në duart e dikujt që e njohin./monitor/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...