Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje.
Ai theksoi se Shqipëria po ashtu është ofruar për të kontribuuar me mbi 100 ushtarë të tjerë në Rumani, me qëllim forcimin e mëtejmë të krahut lindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, u shpreh Peleshi në komunikim me mediat./ abcnews.al
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...