Agjencia e lajmeve ndërkombëtare, Reuters, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku ka treguar se si një komunë e saj do të shndërrohet në një pikë të rëndësishme ushtarake të vendeve perëndimore.
Artikulli fillon duke treguar se si një bazë e fuqishme ajrore e dalë nga përdorimi në Shqipëri, tani do të shndërrohet në një stacion të NATO-s, kështu duke iu mundësuar ish-pilotëve shqiptarë të dëgjojnë sërish zhurmat e avionëve.
Shqipëria i vuri jashtë përdorimit 224 MiG-ët e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina në vitin 2005 shkruan Reuters, dhe tregon se qysh nga viti 2009, Italia dhe Greqia si anëtare të NATO-s, monitorojnë hapësirën e saj ajrore.
“Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pasi kjo do ta transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s në rajon”, ka thënë për Reuters, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaka.
“NATO do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe stërvitje” ka shtuar Xhaka.
Sipas Reuters, shqiptarët ndjejnë se nëpërmjet kësaj baze kanë fituar një mundësi për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kështu ata mund të kontribuojnë në misionet paqeruajtëse të NATO-s anekënd botës.
“Rajoni në tërësi ka hyrë në një proces të pakthyeshëm të integrimit Euro-Atlantik” ka shtuar Xhaka.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...